Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë shpejt do të mund t'i realizojnë 1 milon vaksina në ditë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë shpejt do të mund t’i realizojnë 1 milon vaksina në ditë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti mund të jetë në gjendje të bëjë 1 milion vaksinime në ditë, pavarësisht nga fillimi i ngadaltë, tha të martën Drejtori i Instituteve të Sëmundjeve Alergjike dhe Ngjitëse, Dr. Anthony Fauci. Dr. Fauci paralajmëroi se javët e ardhshme do të jenë edhe më të rënda. Ritmet e ngadalta të vaksinimit kanë krijuar irritim në radhët e zyrtarëve dhe popullatës. Deri të hënën vetëm 1/3 e sasisë së vaksinave që kishin marrë shtetet ishte vënë në përdorim për fushatën e imunizimeve. Ai e cilësoi realist dhe të realizueshëm objektivin e kryetarit të zgjedhur Joe Biden për 100 milionë vaksinime brenda 100 ditëve të para të administratës së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …