Fatmir Limaj: Fatkeqësisht nuk u dëgjua dëshira e qindra njerëzve për një fron të përbashkët PDK - Nisma

Limaj: Lum për ata djem e vajza që do të veshin uniformën e Ushtrisë së Kosovës në misione paqeruajtëse

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur moment historik vendimin e Kuvendit të Kosovës për të lejuar pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse jashtë territorit të Republikës sonë dhe krah trupave Amerikan. Limaj tha se tani po realizohet një nga amanetet e mijëra burra e grave jo vetëm të këtij brezi, por edhe brezave të mëhershëm, të cilët kanë bërë të mundur lirinë e Kosovës. “Nuk ka privilegj më të madh dhe një ushtri nuk mund të jetë më e nderuar dhe rrallë ndodhë që një Ushtri e re, me ushtarë të lirisë, që do të marrin pjesë në misione fisnike krah ushtrive të vendeve mike, do të kujtojnë më lavdi e respekt se komandanti i parë i kësaj ushtrie ishte Adem Jashari, komandanti legjendar”.“Lum për ata djem e vajza që do të veshin uniformën e Ushtrisë së Kosovës në misione paqeruajtëse krah Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …