leoni

Telekomi i Kosovës vlerëson se Qeveria e vendit është duke rrezikuar funksionimin e kësaj ndërmarrje

Telekomi i Kosovës vlerëson se Qeveria e vendit është duke rrezikuar funksionimin e kësaj ndërmarrje

Nga Telekomi i Kosovës thonë se Qeveria po rrezikon funksionimin e kësaj korporate. Nëpërmjet një komunikate për media thuhet, “Marrëveshja e fundit për zhbllokimin e llogarive të Telekomit dhe shlyerjen e obligimeve ndaj Z-mobile me ndërmjetësim të qeverisë ka rënduar gjendjen financiare në korporatë”. Nga kjo korporatë nëpërmjet komunikatës thonë se “Korporata edhe pse ka negociuar për shumë kohë me Z-mobile për arritjen e marrëveshjes për shlyerjen e obligimeve nuk ka mundur të arrijë asnjë marrëveshje pa ndërmjetësim dhe garancion të qeverisë”.

“Kushtet e Telekomit për arritjen e marrëveshjes kanë qenë që shlyerja e obligimeve të bëhet gjatë katër viteve të ardhshme ndërsa që qeveria është dakorduar që ky afat të ulet në dy vite, pra kushti kryesor është negociuar dhe vendosur nga vet qeveria. Por edhe pse qeveria ka dhënë garancione se do ta ndihmoj Telekomin që ta tejkaloj këtë situatë dhe të mos ketë ngecje në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje deri më tash edhe përkundër insistimit tonë dhe premtimeve të saj nuk është marr asnjë veprim”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …