Mirosllav Lajçak

Mirosllav Lajçak: Nuk do të këtë ndonjë raund të ri të dialogut pa përfunduar procesi zgjedhor në Kosovë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka konfirmuar se nuk do të organizojë ndonjë raund të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pa përfunduar procesi zgjedhor në Kosovë. Duke komentuar ndryshimet në administratën amerikane që do të ndodhin pas inaugurimit të demokratit Joe Biden, si kryetar i Shteteve të Bashkuara, më 20 janar, Lajçak tha se ishte i inkurajuar nga emërimet e reja në administratën e ardhshme, të cilat, siç tha ai, “nuk kanë nevojë për mësime rreth rajonit” sepse ata janë njerëz që kanë njohuri me proceset në Ballkanin Perëndimor. Ai e pranon se nuk kishte pasur asnjë koordinim midis Brukselit dhe Uashingtonit në vitin e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …