Në prag të inaugurimit të presidentit të SHBA-së, kryetari Haliti në shenjë respekti vendosi lule në memorialin e Beau Biden, djalit të ndjerë të presidenti amerikan dhe të diplomatit Richard Holbrooke

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor kanë vendosur sot kurora lule në kompleksin amerikan në Viti, ku është vendosur busti i diplomatit amerikan “Richard Holbrooke” dhe në memorialin Beau Biden, djalit të ndjerë të presidentit të SHBA-së, Joe Biden i cili ka shërbyer në Kosovë. Ky memorial është i vendosur përgjatë rrugës magjistrale Gjilan-Viti-Ferizaj që mbanë të nijetin emër. Përndryshe këto nderime u bënë me rastin e inaugurimit të  Joe Biden, si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu vlen të përmendët se Kryetari Haliti ishte një ndër nismëtarët që magjistralja Gjilan-Viti-Ferizaj të mbanë emrin “Beau Biden”. Gjithashtu për nder të inaugurimit të presidentit të ri Amerikan, qyteti i Vitisë është stolisur me flamujt e këtij shteti mik.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …