Disa nga masat e reja që pritet të merren me qëllim të kufizimit të infektimit me virusin korona

Policia ka njoftuar se ka shqiptuar qindra gjoba gjatë 24 orëve për shkak të mos mbajtjes së maskave

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar qindra gjoba gjatë 24 orëve për shkak të mos respektimit të ligjit anti-covid. Sipas raportit të Policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 540 persona për shkak të mos mbajtjes së maskës dhe disa gjoba tjera për shkak të mos respektimit të masave që i parasheh ligji anti-covid. Gjoba për mos mbajtje të maskës është 35 euro ndërsa për shkelje të tjera gjoba mund të arrij qindra euro.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …