Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, në nderim të shumë viktimave të Luftës së Dytë Botërore

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, në nderim të shumë viktimave të Luftës së Dytë Botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, për nder të miliona viktimave të gjenocidit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rreth gjashtë milionë hebre u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre. Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945. Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim i ashpër i OVL-UÇK: Rritja e kostos së telefonatave në Hagë cilësohet goditje çnjerëzore

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj vendimit …