AAK-ja

AAK-ja ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën në lidhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën në lidhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të moscertifikimin e kandidatëve për deputetë që kanë pasur probleme me ligjin. Kushtrim Xhemaili, nga Zyra për Informim e AAK-së, ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” se kjo parti e ka dërguar në Gjykatën Supreme ankesën lidhur me vendimin e PZAP-së në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve. Megjithatë, ai nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me përmbajtjen e ankesës.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …