OAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me U.C.C.I.AL

OAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me U.C.C.I.AL

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit, shkëmbimit të të dhënave dhe dokumentacionit, planifikimin dhe organizimin e ngjarjeve, tryezave të rrumbullakëta, konferencave dhe shkëmbim të përvojave në lidhje me të bërit biznes, lehtësimit në përpilimin dhe lëshimin e dokumenteve të nevojshme për bashkëpunim ekonomik në import dhe eksport të kompanive anëtare, Oda e Afarizmit të Kosovës ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit me Bashkimin e Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Përmes kësaj marrëveshje të bashkëpunimit OAK do të shkëmbej të dhënat dhe dokumentacionin që ka në dispozicion, do të bëhet nxitja e bashkëpunimit tregtar të kompanive anëtare përmes korrespondencës dhe afrimit të kompanive në sferat e biznesit ku operojnë dhe të dy palët do të  asistojnë në analizën e nevojave të tregut, duke siguruar kontakte dhe të dhëna që janë në dispozicion të palëve.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memoradumi palët u dakorduan të zhvillojnë strategji për qasje në punë dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi theksoi se ideja e kësaj marrëveshje të bashkëpunimi është që gjejë zbatim praktik, duke rritur  edhe më shumë bashkëpunimin tregtar. Përderisa Kryetarja e U.C.C.I.AL-së Ines Muçostepa falënderoj OAK-në me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të bashkëpunimit, duke potencuar se kjo marrëveshje e bashkëpunimit do t’i hapë rrugë edhe më shumë bizneseve tona.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …