Koreja Veriore ka konfirmuar vdekjen e parë me koronavirus, pas mbylljes së kufijve prej fillimit të vitit 2020

Në 24 orët e fundit janë raportuar 341 raste të reja me virusin korona, 207 pacientë janë shëruar dhe 3 të sëmurë kanë vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar  se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2 mijë e 357 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve janë konstatuar 341 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive prej fillimit të pandemisë së virusit korona është 61 mijë e 86 raste nga 240 mijë 696 persona të dyshimtë me virus. Sot nga ky virus  kanë vdekur  3 të infektuar ndërsa numri i të vdekurve prej fillimit të epidemisë ka arritur në 1 mijë e 509 raste, shumica dërrmuese e të cilëve me sëmundje të tjera shoqëruese dhe në moshën e pleqërisë.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 207 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53  mijë e 17, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 560.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …