Administrata Tatimore e Kosovës

ATK tejkalon pritshmëritë e planifikuara me të hyra, për muajin janar, mbledhin 4 milionë euro më shumë

Nga Administrata Tatimore e Kosovës për muajin parë të këtij viti thonë të kenë shënuar 4 milionë euro më shumë të hyra. “Të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës për muajin janar kanë shënuar performancë të mirë duke tejkaluar pritshmëri e planifikuara. Për muajin e parë të këtij viti janë mbledhur 64.04 milion euro, që në krahasim me planin kemi rreth 4 milion euro të mbledhura më shumë”, thuhet në komunikatën për media nga ATK. Nëpërmjet një komunikate thuhet se trendi i arritur për këtë muaj, tregon një nismë të mirë të punës së ATK.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …