Mustafa reagon ndaj vlerësimeve të FMN-së

Kryeministri, Isa Mustafa ka shfaqur mos-pajtimet e tij me vlerësimet e ekspertëve të Fondit Mondertar Ndërkombëtar se efikasiteti i shpenzimeve publike është relativisht i ultë. Sipas këtij Fondi, krejt kjo është rezultat i ndikimit politik të grupeve lobuese, të cilat nuk po lejojnë të investohet në fushat me interes të përgjithshëm që do të kishin efekt në ekonominë e vendit, por po i orientojnë drejt interesave të veta. Sidoqoftë, për kreun e Qeverisë të Kosovës, investimet e ekzekutivit në ekonomi po japin rezultate. Ai ka thënë se të gjitha raportet ndërkombëtare, i vlerësojnë lartë ndryshimet e politikave ekonomike dhe i konsiderojnë si faktor kryesor në kthimin e trendit të investimeve, rrjedhimisht edhe të rritjes ekonomike. “Rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2015 arriti në 3.6 përqind sipas Bankës Botërore, rritje e konsiderueshme krahasuar me vendet tjera të rajonit. Është shumë e rëndësishme se rritja ekonomike për vitin 2015 është e nxitur nga investimet, duke lënë në plan të dytë konsumin, që vazhdimisht në vitet e fundit gjeneronte rritjen. Rol tejet të rëndësishëm në rrijen ekonomike kanë pasur edhe Investimet e Huaja Direkte, të cilat për vitin 2015 arritën në 324 milionë euro”, ka thënë kryeministri, Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …