Avdullah Hoti thotë se brenda këtij viti do të ndodhë liberalizimi dhe njohja reciproke me Serbinë

Avdullah Hoti thotë se brenda këtij viti do të ndodhë liberalizimi dhe njohja reciproke me Serbinë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të martën në Gjakovë, se me qeverisjen e LDK-së, gjatë këtij viti do të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave dhe do të përmbyllim procesin e njohjes reciproke nga Serbia, ashtu si ka kërkuar Presidenti amerikan, Joe Biden. Ai tha se si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit që kam nënshkruar me presidentin Trump, Kosova do të përfitojë fonde në vlerë prej 1 miliard euro investime. Hoti thekson se vitin e kaluar kemi nisur realizimin e disa projekte në Gjakovë, të cilat do të vazhdojnë edhe sivjet dhe vitin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …