Në universitet publike nga ky vit studimet në nivelin bachelor dhe master do të jenë pa pagesë

Studentët nga Kosova Lindore dhe Mali i Zi janë liruar nga pagesa e semestrit veror

Studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Kosova Lindore dhe Mali i Zi janë liruar nga pagesa e semestrit veror. Kështu ka marrë vendim qeveria në detyrë e Kosovës, për të cilin vendim ka njoftuar ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami. “Kemi liruar nga pagesa e semestrit veror studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve të larta arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim i ashpër i OVL-UÇK: Rritja e kostos së telefonatave në Hagë cilësohet goditje çnjerëzore

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj vendimit …