leoni

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ e shpërndan materialin e ndjeshëm zgjedhor për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen nesër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë sot shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor për zgjedhjet e së parakohshme parlamentare që pritet të mbahen nesër. Materiali i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet e që aktualisht janë në depon qendrore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bazë të planit operacional shpërndahen nga kjo depo për në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të 38 komunat e Kosovës. Ndërkaq të dielën në mëngjes në orët e hershme materiali zgjedhor shpërndahet nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit në secilën prej komunave përkatëse. Sa i përket fletëvotimeve, edhe këtë vit si në çdo proces zgjedhor janë shtypur më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve, por sipas KQZ, kjo nuk do ta kufizojë askënd për të mos e ushtruar të drejtën e votës.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate e quan hipokrite Qeverinë Kurti e cila nuk po vepron në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

Bilall Sherifi: Kurti është ngucakeq, nëse nuk e mban marrëveshjen me Limajn i duhen edhe 4 mandate

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti, i …