Kryetari Haliti ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën do të bëhet vendosja e tabelave të numrave

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës një marrëveshje bashkëpunimi për vendosjen e tabelave të numrave në zona kadastrale të kësaj komune. Ky projekt do financohet nga Qeveria Norvegjeze përkatësisht nga Autoriteti Norvegjez për Hartografi “Staten Kartverket”. Kryetari Haliti e cilësoj këtë projekt shumë të rëndësishëm pasi që sipas tij me këtë do bëhet më lehtë shpërndarja dhe pranimi i shërbimeve postare për qytetarët e kësaj komune. Ai ka falënderuar donatoret dhe të gjithë ata që kanë përzgjedhur komunën e Vitisë për të realizuar këtë projekt shumë të rëndësishëm duke potencuar se Komuna e Vitisë do kryej të gjitha obligimet e saj që ajo të realizohet sa më mirë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtorët Ajet Sallahu dhe Majlinda Ostrogllava.

Kontrolloni gjithashtu

FC Ferizaj zyrtarisht Kampion të Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit

FC Ferizaj është shpallur zyrtarisht Kampion i Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit. “Ju …