Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Kosova ta shpall person non grata dhe të mos komunikojë me pro serbin, Mirosllav Lajčak

Ish i burgosuri politik, veprimtari, luftëtari i lirisë dhe eprori i UÇK-së, invalidi dhe veterani i luftës, Sadik Halitjaha përmes një reagimi në rrjetin social ka reaguar ndaj prezantimit të Mirosllav Lajčak para mediave me një hartë që Kosovën e përkufizonte si pjesë të Serbisë në prapavijë të stondit të tij. Halitjaha ka kërkuar nga shteti i Kosovës që këtë person me bindje e qëllime pro-serbe ta shpall person të pa dëshiruar për vendin. “Lajčak u arsyetuar se harta pakufi mes Kosovës e Serbisë që dukej në sfondin ku ai dha intervistë për dialogun Kosovë Serbi, si pas tij ishte e arsyeshme dhe normale pasi Evropa ka qëndrim neutral karshi Kosovës! Sipas Lajčakut Kosova është zero për Evropën!!! Pastaj çka duhet pritur nga ky pansllavist i Bratislavës?! Duhet ta shpall Kosova person non grata dhe të mos pranojë komunikim me ketë pro serb shovinist!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …