Valmir Elezi

Valmir Elezi: Janë aprovuar mbi 56 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora dhe janë refuzuar 22 mijë e 591 zarfe të tjera

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë me dije se janë aprovuar mbi 56 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora dhe janë refuzuar 22 mijë e 591 zarfe të tjera. Ndërsa sa i përket numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, Elezi, ka thënë se tashmë janë numëruar më shumë se gjysma e tyre. “Pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, këtu në QNR do të fillojmë me numërimin e votave nga jashtë vendit, të cilat kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt.  Tashmë, shërbimi votues i KQZ-së ka përmbyllur vlerësimin dhe verifikimin e pakove të supozuara me fletëvotime. Nga numri total i pakove të proceduara, pas procesit të vlerësimit janë aprovuar 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime dhe janë refuzuar 22 mijë e 591 zarfe me fletëvotime”, ka thënë Elezi në një konferencë për medie.

Kontrolloni gjithashtu

790 pacientë kërkuan trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike në Kosovë gjatë 2025

Nga janari deri në tetor të këtij viti, 790 pacientë kanë aplikuar në Fondin e …