Fatmir Sejdiu: Ndikimi i kryesisë së vjetër të LDK-së në zgjedhjen e kryetarit ë ri është në kundërshtim me demokracinë

Fatmir Sejdiu: Ndikimi i kryesisë së vjetër të LDK-së në zgjedhjen e kryetarit të ri është në kundërshtim me demokracinë

Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që në fund të kësaj jave ta mbajë Kuvendin e ri zgjedhor, në të cilin pritet të zgjidhet kryetari e kryesia e re e kësaj partie. Deri me tani, disa anëtarë të kësaj partie kanë shprehur publikisht dëshirën për të kandiduar për të parin e LDK-së, por janë shtuar zërat se në zgjedhjen e kryetari të ri do të ketë ndikim kryesia e vjetër, e cila ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, si shkak i rezultatit të dobët. E për këtë ndikim ka folur dhe ish-kryetari i Kosovës, ish-kryetari i LDK-së, dhe njëri ndër themeluesi e kësaj partie, Fatmir Sejdiu. Ai tha se një rrugë e tillë është duke u aplikuar, por sipas tij, kjo është në kundërshtim me demokracinë substanciale dhe se kjo nuk është zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Moment vendimtar për ekzistencën, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sot 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, …