Supremja akoma nuk ka vendosur për 9 ankesa të dorëzuara nga partitë politike, në proces janë edhe 6 ankesa të tjera

Supremja vendos për 9 ankesa të dorëzuara nga partitë politike ndërsa në proces janë edhe 6 ankesa të tjera

Gjykata Supreme ende nuk ka vendosur për ankesat e dërguara nga subjektet politike të komuniteteve si dhe të kandidatëve të tyre për deputet në Kuvendin e Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ndërkaq, Gjykata Supreme ka pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të përfunduara janë nëntë ankesa, ndërkaq në punë janë edhe gjashtë të tjera, për të cilat, kolegjet gjyqësore të Gjykatës Supreme, pritet të vendosin brenda afatit ligjorë prej 72 orësh.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Çka nëse opozita dëshmon se ka 61 vota?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër pas propozimit të Lëvizjes …