Kryetari Suma ka pritur në takim ish presidenten Atifete Jahjaga

Ish presidentja Atifete Jahjaga ishte në Han të Elezit në shkollën e mesme “Dardania” për të vazhduar me ligjëratat motivuese nëpër Kosovë. Ish presidentja Jahjaga, u nda jashtëzakonisht e lumtur nga ky bashkëbisedim me nxënësit, nga të cilët u sfidua edhe me pyetje mjaftë interesante. Pas ligjëratës me nxënësit e Shkollës së Mesme ,,Dardania”, ish presidentja u takua edhe me Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma. Gjatë diskutimit, presidentja Jahjaga e ka përgëzua Kryetarin Suma për punën e tij në Komunën e Hanit të Elezit si dhe për shërbimin e tij ndaj qytetarëve të Komunës. Gjithashtu, u diskutua edhe për projektet e tanishme të Komunës si dhe për nevojat që ka Hani i Elezit dhe qytetarët e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …