PËRFAQËSUES NGA KFOR-i LMT ITALIAN VIZITUAN KOMUNËN E JUNIKUT DHE REALIZUAN TAKIM ME ZYRTARET KOMUNALE

Komunën e Junikut sot e vizituan përfaqësues nga KFOR-i LMT Italian, duke uruar gratë me rastin e 8 Marsit dhe përgëzuar për angazhimin dhe përformancën e mirë të treguar. Përfaqësuesit e KFOR-it u mirëpriten nga zyrtarë komunale, të cilat i falënderuan për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që KFOR-i ka ofruar për komunën e Junikut në fusha të ndryshme me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, ku përmes shpalosjes së projekt-ideve të reja zyrtaret komunale shprehen gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit veçanërisht përmes projekteve sociale me fokus gratë dhe të rinjtë. Përfaqësues nga KFOR-i shprehen vullnetin për të mbështetur projektet e identifikuara nga zyrtaret komunale dhe u deklaruan se do të gjinden mekanizmat më të përshtatshëm në realizimin e këtyre projekteve që kanë për qëllim promovimin e aktivizmit qytetarë dhe përkrahjen e grave.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …