Edi Rama

Edi Rama: Mjekët dhe infermierët e Kosovës do të mund të vaksinohen kundër Covid-19 në Kukës

Kanë mbërritur 38.400 dozat e AstraZeneca në Shqipëri. Siç është bërë e ditur nga autoritetet në Tiranë, sot do të vaksinohen mësuesit, ndërsa Rama tha se mjekët e Kosovës do t’i marrin dozat në Kukës. “Do të nisim vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit. Shkollat do të kthehen në pika vaksinimi. Presim së shpejti të vijë një sasi më konsiderueshme. Nga kompania AstraZeneca do të marrim edhe 60 mijë doza të tjera në muajin prill. Jemi gati të organizohemi me Kosovën për t’i dhënë mundësinë mjekëve dhe infermierëve që të vijnë dhe vaksinohen në Kukës. I presim me shumë kënaqësi që nesër dhe do të lidhemi me strukturat përkatëse. Edhe në Kosovë të thyhet kjo pengese e tmerrshme e mungesës së dozës së parë”, u shpreh kryeministri Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …