Matthew Palmer: Marrëveshja e 4 shtatorit është e vlefshme dhe bazë për stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor

Matthew Palmer: Marrëveshja e 4 shtatorit është e vlefshme dhe bazë për stabilitet dhe prosperitet në Ballkan

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka thënë se Marrëveshja e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë është e vlefshme dhe sipas tij ajo është bazë për stabilitet dhe prosperitet në tërë Ballkanin Perëndimor. “Marrëveshja e 4 shtatorit është ende e vlefshme dhe mendoj se ajo ka themel të mirë. Sekretari Blinken ka qenë i qartë dhe se synojmë të punojmë mbi themelet e asaj marrëveshje të mirë që është arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo marrëveshje është themel për stabilitet dhe prosperitet në tërë Ballkanin Perëndimor”, tha Palmer. I pyetur nëse mund të ketë ndonjë marrëveshje të re mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, ai është përgjigjur: “Kurrë mos thuaj kurrë, por momentalisht procesi i dialogut po udhëhiqet nga BE-ja dhe jo nga Shtëpia e Bardhë. Mendoj se kur të arrihet marrëveshje e plotë gjithëpërfshirëse dhe normalizimi i plotë i raporteve, do të ketë vend për të festuar këtë arritje të madhe”.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …