Enver Hoxhaj: Arsyeja që PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin është se ajo nuk reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovë

Enver Hoxhaj: Nga Albin Kurti kërkova që të distancohet nga veprimet e dhunëshme të Lëvizjes Vetëvendosje

Pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së kryetares, Vjosa Osmani, kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka mbajtur një konferencë për media në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Ai ka bërë me dije se në këtë takim Kurtit ia ka shtruar dhjetë çështje sa i përket zhvillimeve në vend. Hoxhaj ka bërë me dije se kanë kërkuar nga Kurti që të distancohet nga veprimet e Vetëvendosjes, si gazi lotsjellës në Kuvend dhe ka kërkuar nga ai se çfarë qëndrimi ka për marrëveshjen e arritur në Uashington, për marrëveshjen e demarkacionit dhe për reciprocitetin me Serbinë. Ai ka thënë se për takimin që ka pasur me Kurtin dhe Osmanin do të diskutojnë në mbledhjen e kryesisë së PDK-së, dhe tek pastaj do të dalin me qëndrim sa i përket krijimit të institucioneve të reja. “Debati i sotëm ka qenë përmbajtësorë dhe qëndrimet tona janë të qarta”, është shprehur Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …