Këshilli i Prindërve del kundër paralajmërimit për një pushim të parakohshëm një javor në shkolla

Këshilli i Prindërve del kundër paralajmërimit për një pushim të parakohshëm një javor në shkolla

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti, ka thënë se kanë shprehur kundërshtitë e tyre për një pushim të parakohshëm në shkolla, por se u anashkaluan nga Ministria e Arsimit. Ai tha se propozimi i fundit i Ministrisë së Arsimit që të gjitha institucionet arsimore anembanë vendit të shkojnë një javë në pushim për shkak të situatës me COVID-19 është në dëm të nxënësve. Reshiti ka thënë se nxënësit dhe shkollat nuk janë burim i përhapjes së infeksion derisa tregoi se kanë kërkuar edhe shifrat e nxënësve të infektuar. Ai thekson se iu ka shkuar në mend edhe mbajtja e protestës, por se i kanë ikur këtij vendimi me qëllimin që të mos rëndojnë gjendjen e pandemisë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Moment vendimtar për ekzistencën, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sot 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, …