Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku takon deputetët e LDK-së para se të takojë të premtën Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Të premten, kreu i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të mbajë takim me të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Mirëpo, Abdixhiku para këtij takimi do të mbajë takim edhe me deputetët e zgjedhur të subjektit të cilin ai e udhëheq. “Do të takoj grupin parlamentar të LDK-së me të cilët do të bisedoj”, ka thënë ai teksa ka folur edhe për takimin me Kurtin e Osmanin. Aty ka thënë se do të shkojë me Kujtim Shalën.  Kreu i Lidhjes Demokratike ka thënë se Vjosa Osmani e ka hapur derën që të kthehet në LDK. “Çdo njeri që ndihet si LDK që ndihet që mundet t’i kontribuojë LDK-së, që mundet të kontribuojë projektit tim, dhe udhëheqësisë që unë provoj ta ndërtojë, është i mirëseardhur me qenë LDK”, tha Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …