Alon Ben Meir: Joe Biden duhet të dërgojë porosi të qartë Vuçiqit se pavarësia e Kosovës nuk do të negociohet kurrë

Alon Ben Meir: Joe Biden duhet të dërgojë porosi të qartë Vuçiqit se pavarësia e Kosovës nuk do të negociohet kurrë

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar ndaj provokimit të rëndë të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili dje publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë në të. Ben Meir me anë të një postimi ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiqit. Ai tutje ka shtuar se kryetari amerikan, Joe Biden duhet të dërgojë porosi të qartë tek Vuçiqi,  se pavarësia e Kosovës s’do të jetë më kurrë objekt negocimi. “SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit”, ka shkruar Alon Ben Meir. Ndryshe, kosovarët tanimë kanë hapur edhe një peticion online që rrjeti social, Instagram, t’ia fshijë foton me përmbajtje nxitëse Vuçiqit.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …