Pandeli Majko - Vuçiqit: Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami

Pandeli Majko – Vuçiqit: Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami

Ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko ka reaguar ndaj fotografisë së publikuar nga kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Fotografi kjo me hartën e Kosovës e të cilën e bëri pjesë të Serbisë. “Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vuçiq, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd. Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare. Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram”, ka shkruar Majko.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …