Ben Emmerson

Ben Emerson ka dërguar në Gjykatën Speciale një mocion, ku kundërshton aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, avokati i njohur, Ben Emerson ka dërguar në Gjykatën Speciale një mocion, ku kundërshton aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së. Në këtë mocion, avokati, Emmerson përmend rastin e gjykimit të Ramush Haradinajt për të argumentuar se Zyra e Prokurorit ka bërë gabime në përshkrimin e ngjarjeve gjatë kohës për të cilën akuzohet Veseli, ndërsa i ka kërkuar gjykatësit ta urdhërojë Prokurorinë që t’i heq nga aktakuza krimet e pretenduara para mesit të vitit 1998 dhe pas qershorit 1999. Sipas avokatit, një dhomë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare e Hagës për krimet në ish-Jugosllavi kishte pranuar se kishte pak prova specifike për përplasjet midis UÇK-së dhe forcave serbe midis 25 marsit dhe 21 prillit 1998. Ndryshe nga rasti i mëparshëm Limaj, Dhoma vendosi që rifillimi i përplasjeve më 22 prill 1998 përfundimisht shkaktoi zbatimin e ligjit të konfliktit të armatosur në të gjithë territorin e Kosovës. Gjetja e Dhomës Gjyqësore në procedurat e para në rastin Haradinaj nuk pasqyrojnë një interpretim të saktë të një rasti, sepse dhuna e armatosur sporadike nuk zgjati nga një ditë në tjetrën (nga 21 deri më 22 prill 1999) thjesht sepse rifilluan përplasjet midis UÇK-së dhe forcave serbe atë ditë dhe as UÇK-ja papritmas nuk u  bë e organizuar brenda natës”, thuhet mes tjerash  në mocionin e avokatit Emerson.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …