leoni

Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani e ka quajtur të shëmtuar letrën e Arta Rama-Hajrizit dërguar kryeministrit, Kurti

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  e ka quajtur të shëmtuar letrën e Arta Rama-Hajrizit dërguar kryeministrit, Albin Kurti. Për herë të parë një kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë i dërgon letër-urimi Kryeministrit dhe i shpreh konsiderata të larta, ka shprehur habinë e tij ish kryetari i Gjykatës  duke konsideruar se urimi i kryetares së Kushtetueses lidhet me garancinë që Kushtetuesja po ia bën Kurtit se s’ka kush çka të bën në punën e re. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, për herë të parë ka vendosur t’i shkruajë letër-urimi shefit të ri të Qeverisë ndryshe prej herëve të kaluara kur një urim të tillë nuk ua kishte dërguar Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Albin Kurtit  dhe as Avdullah Hotit.

Kontrolloni gjithashtu

Shtrenjtimi i energjisë rrezikon largimin e investitorëve dhe eksodin e të rinjve nga Kosova

Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe kalimi i menjëhershëm në tregun e hapur po …