Pal Lekaj

Pal Lekaj: Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani po e vrasin demokracinë duke i marr për vete tri pozitat kryesore në vend

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani po e vrasin demokracinë. Thotë se ata do të duhej të bënin koalicion me ndonjë parti tjetër politike, në mënyrë që të mos udhëheqin me tre pozitat kryesore në vend. “Nëse ne duam zhvillimin e demokracisë, edhe nëse i ki 100 për qind të votave duhet ta ftosh dikë…Vetëvendosje po sillet keq për ta mbytur demokracinë për të udhëhequr me tre pozitat”, tha Lekaj. “Sikur kjo parti t’i kishte fituar 2/3 e votat do të ishte krejt tjetër. Qytetari nuk ka menduar ashtu, sepse ka mund të Aleanca mos t’i ketë as 7 për qind”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …