Blerta Deliu

Blerta Deliu- Kodra: Respektimi kushtetutës serbe, cila Kosovën e konsideron pjesë integrale të territorit të saj, është tradhëti

Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu, iu është kundërvënë deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila tha se në rast të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duhet të respektohet kushtetuta e të dy palëve. Deliu me anë të një postimi, ka thënë se respektimi i një kushtetute, cila Kosovën e konsideron pjesë integrale të territorit të saj, është thjesht tradhëti. Tutje, përfaqësuesja e PDK-së në Kuvend këtë deklaratë e ka parë si argument për shtetet që nuk e njohin Kosovën. Ajo ka kërkuar reagim të menjëhershëm pas deklaratës së Gërvalla-Shwarz.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …