Ambasadori Kosnett dhe ministrja e Drejtësisë diskutojnë për luftimin e korrupsionit dhe për të reformat në drejtësi

Ambasadori Philip Kosnett dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, diskutojnë për luftimin e korrupsionit

Ambasadori i Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett ka zhvilluar një takim me Albulena Haxhiun, ministren e Ministrisë së Drejtësisë. Kosnett, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se ka qenë një takim produktiv. “Një takim produktiv sot me ministren e Drejtësisë Haxhiu. ShBA është e përkushtuar të punojë me Kosovën për ta luftuar korrupsionin, për të reformuar strukturat ekzistuese ndërsa forcojnë shërbimin civil apolitik të Kosovës”, ka shkruar Kosnett.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …