Anthony Blinken

Anthony Blinken, ka kërkuar nga kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njohjen e ndërsjellë me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka kërkuar nga kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njohjen e ndërsjellë me Kosovën. Në letrën dërguar Vuçiqit më 23 shkurt, ai kishte  vlerësuar se synimi i ShBA-së është një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Serbisë dhe Kosovës të përqendruar te njohja e ndërsjellë. “ShBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i Amerikës  ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”, ka shkruar Blinken ndër tjera në letrën që ia kishte dërguar Vuçiqit jashtë protokollit të zakonshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …