Valbon Krasniqi: 80 përqind e pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet e QKUK-së, po trajtohen me oksigjenoterapi

Valbon Krasniqi: 80 përqind e pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet e QKUK-së, po trajtohen me oksigjenoterapi

Numri i madh i rasteve të reja të të infektuarëve me COVID-19 dhe rritja e numrit të të hospitalizuarve, kanë krijuar një situatë të rëndë në sistemin shëndetësor. Kapacitetet spitalore, pothuajse janë në limit, thotë, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi. Ai shton se mbi 80 përqind e pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet dhe klinikat e QKUK-së, po trajtohen me oksigjenoterapi. Krasniqi, kërkon që të respektohen masat, siç është mbajtja e maskës, distanca fizike dhe higjiena personale. Sipas tij, nëse këto nuk japin rezultatin e vet, atëherë duhet të mendohet edhe për masa të tjera se si të ulet lakorja e të infektuarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …