Edi Rama: Mësuesit e Kosovës do të vaksinohen në Shqipëri, pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti

Edi Rama: Mësuesit e Kosovës do të vaksinohen në Shqipëri, pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi në Rogozhinë konfirmoi se mësuesit e Kosovës do të vaksinohen në Shqipëri, pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti. Rama shprehet se është krenarë që po ndihmohet Kosova dhe pas vaksinimit të mjekëve, do të nisë tashmë edhe vaksinimi i mësuesve. “Ne jemi shumë krenarë që po ndihmojë edhe Kosovën, që po ndihmojmë mjekët e Kosovës. Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar dhe duke më thënë që ‘meqë ata morën disa mijëra vaksina dhe do vaksinojë mjekët, do të dëshironte që ne të ndihmonim mësuesit’. ‘Po’, i thash, ‘patjetër’. Ne do të japim ato që duhet dhe që mundemi që të vaksinohet edhe mësuesit e Kosovës. Sigurisht”, deklaroi Rama. Ndryshe, në Shqipëri prej ditësh ka filluar vaksinimi masiv në tërë vendin dhe sipas autoriteteve po bëhen nga 20 mijë vaksinime në ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …