Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës në Kuvend shkojmë me vota të sigurta

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës në Kuvend shkojmë me vota të sigurta

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se kjo parti në momentin që e thirr seancën për zgjedhjen e kryetarit të vendit nuk mban shpresa se a do të hyjnë në sallë deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ose të ndonjë partie tjetër  por, do të shkojë me vota të sigurta. Ajo deklaron mes tjerash se çdo javë që kalon shkurtohet afati për zgjedhjen e shefit të shtetit, dhe sipas saj kjo shkon në dëm të vendit. Kryeziu-Hyseni thekson më tej se gjasat për pazare politike nuk ekzistojnë pasi sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë asnjë kandidat tjetër për këtë post.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka …