Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës në tremujorin e parë të këtij viti realizon mbi 134 milionë të hyra

Në tremujorin e parë të vitit 2021, ATK-ja ka inkasuar 134.7 milionë euro të hyra, ka bërë të ditur zyrtarja për informim në Administratën Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyçi-Sefa. Sipas saj në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të hyrat kanë shënuar ngritje prej 16.2 milionë euro. Ajo thotë se viti 2021 është vit i rikthimit të normalitetit tatimor, falë lehtësimit të masave nga Qeveria për bizneset. Poashtu Bytyçi-Sefa ka pohuar se realizimi i të hyrave dhe projekteve është duke shkuar sipas planifikimeve, gjë kjo që garanton stabilitet edhe për periudhat e tjera të vitit 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …