Kryeministri i vendit Albin Kurti i nderon dy dëshmorët e kombit, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva

Kryeministri i vendit Albin Kurti i nderon dëshmorët e kombit, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva në 40 vjetorin e rënies së tyre

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe në nderim të dy dëshmorëve të demonstratave të vitit 1981, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Në praninë e familjarëve dhe bashkëveprimtarëve, Kurti vendosi kurora me lule, te Pllakata e të rënëve, në Prishtinë. Akti i nderimit të të rënëve e shpreh vlerësimin e lartë për kontributin e të gjitha gjeneratave në luftë, përpjekje, dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …