Kryetari Suma, me nga një dhuratë, tablet, shpërbleu nxënëset Edina Bushi dhe Valbona Dernjani

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, me nga një dhuratë, tablet, shpërbleu nxënëset Edina Bushi në klasën e 8-1 nga SHFMU “Ilaz Thaçi” nga Hani i Elezit dhe nxënësen Valbona Dernjani në klasën e 9 nga SHFMU “Kështjella e Diturisë”nga fshati Paldenic për arritjet e shkëlqyeshme gjatë vitit shkollorë 2020/21, si dhe suksesin e treguar në garat e diturisë në nivel të shkollave të mbajtura gjatë muajit Shkurt.

Të shoqëruara nga Drejtorët e shkollave Akif Shkreta dhe Ahmet Krasniqi, kryetari Suma i uroi për suksese të mëtutjeshme dhe të jenë shembull edhe për nxënësit e tjerë të shkollave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi i këshillit organizativ për nderë të 17 SHKURTIT, përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Sot, në ambientet e Komunës së Rahovecit, nën udhëheqjen e nënkryetarit, z. Betim Zllanoga, është …