Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e quan banalitet marrjen e vaksinave nga politikanët e rinj e të shëndoshë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e quan banalitet marrjen e vaksinave nga politikanët e rinj e të shëndoshë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas marrjes së vaksinave anti-covid nga kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke thënë se me 24 mijë vaksina të siguruara s’ka nevojë opër senzibilizim nga udhëheqësit politik për marrjen e vaksinave. Përmes një postimi, Ahmeti e ka quajtur banalitet marrjen e vaksinave nga politikanët e rinj e të shëndoshë. Ai u ka bërë thirrje politikanëve që të heqin dorë nga vaksina edhe nëse iu ofrohet, meqenëse 24 mijë vaksina nuk mjaftojnë as për punëtorët shëndetësor e të moshuarit.

Kontrolloni gjithashtu

Wolfgang Petritsch: Roli i SHBA-së në Ballkan po tkurret, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë politik

Diplomati i shquar nga Austria, Uolfgang Petriç ka vlerësuar se roli i Shteteve të Bashkuara …