Filloi vaksinimi kundër COVID-19 i personelit të shërbimit mjekësor të FSK-së

Departamenti i Mjekësisë së Ministrisë së Mbrojtjes në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, sot ka filluar vaksinimin kundër COVID-19 të stafit të shërbimit mjekësor të FSK-së, përfshirë mjekët, infermierët si dhe stafin administrativ dhe mbështetës të saj. Në Qendrën e improvizuar të vaksinimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, për të përcjellur nga afër realizimin e vaksinimit, sot ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga ana e drejtorit të Departamentit të Mjekësisë, kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj dhe shefja e kabinetit të tij, Agime Gashaj. Dr. Tahiraj me stafin përgjegjës të qendrës përkatëse e informuan ministrin Mehaj me sistemin dhe procedurat e realizimit të vaksinimit në këtë qendër. Procesi i vaksinimit të personelit mjekësor të FSK-së do të vazhdoj edhe në ditët e ardhshme krahas vaksinimit të personelit mjekësor të sistemit shëndetësor të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …