Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shemsi Syla, emërohet zëvendësministrit i Mbrojtjes

Ish-eprori i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Shemsi Syla, është emëruar në postin e zëvendës-ministrit të Mbrojtjes

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Shemsi Syla, është emëruar në postin e  zëvendës-ministrit të Mbrojtjes, sipas vendimit të kryeministrit, Albin Kurti.  Me këtë rast, Shemsi Syla është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant,  Rrahman Rama.  Syla është shprehur  se me të gjitha kapacitetet e tij intelektuale dhe profesionale si dhe përvojën e tij të gjatë ushtarake, do të angazhohet në funksion të realizimit të politikave nacionale të sigurisë në përgjithësi dhe të politikave qeveritare të mbrojtjes, në veçanti.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …