Përfaqësuesi i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka thënë se vendimi për vënie të masave ka qenë i drejtë dhe shumë i nevojshëm. Ai thotë se spitalet janë të stërmbushura dhe se punëtorët shëndetësorë janë të lodhur. Po ashtu, ai ka thënë se do të kërkojnë një hetim se si ishin larguar masat menjëherë në kohën kur ishin ndërruar qeveritë në qershor të vitit 2020. “Partitë politike eshte dashur ta përdorin imagjinatën e tyre për fushatë ndryshe, pasi jeta jonë është ndryshe tani. Tani vijmë tek pozita se cfarë duhet të sakrifikojmë. Të gjithë po sakrifikojmë, qoftë shkolla, qoftë gastronomia. Dihet se mësimi online po shkatërron gjenerata. Nëse dalim për ditë dhe shohim se edhe ato pak masa nuk janë duke u respektuar”, shtoi Sejdiu.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami sfidon Albin Kurtin: Në vend që të akuzojë opozitën për Radoiçiqin, le të tregojë si e la të ikte
Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kundërshtuar ashpër akuzat e kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
