Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat pret rritjen e pagës minimale të premtuar nga kryeministri Kurti

Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat pret rritjen e pagës minimale në 350 euro të premtuar nga kryeministri Kurti

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se kanë bërë kërkesë për takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ky takim Jusufi pret që të ndodh javën e ardhshme. Sipas tij, Qeveria Kurti ka premtuar 350 euro pagë për punëtorët e sektorit privat, duke shtuar se pret që që vendimi të nënshkruhet me 1 maj. Ai theksoi se rënia e rasteve të të infektuarve jep sinjal se Kosova është duke shkuar në rrugë të mbarë. Tutje, kreu i Sindikatës së Sektorit Privat tha se tani punëtorët e sektorit privat po e paguajnë faturën e atyre të cilët po luftojnë për pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë më 17 shkurt për ish-krerët e UÇK-së: “Drejtësi, jo politikë” – qytetarët kërkojnë verdikt pa ndikime politike

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar sot organizimin e një proteste paqësore më 17 …