Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar për Ditën e Kushtetutës, kur bëhen 13 vite nga miratimi i saj. Me anë të një postimi në rrjetin social, Haradinaj ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, shqiptarëve dhe komuniteteve. Ai ka thënë se Demokracia, të drejtat individuale dhe pluralizmi politik duhet të mbrohen me çdo kusht.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
