Bekim Jashari: Përvjetor të tillë si Beteja e Koshares na kujtojnë sakrificën e të kaluarës dhe japin forcë për të ardhmen

Bekim Jashari: Përvjetor të tillë si Beteja e Koshares na kujtojnë sakrificën e të kaluarës dhe japin forcë për të ardhmen

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Dëshmorët e Koshares” në Koshare. Në 22 vjetorin e kësaj beteje, nipi i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit tha se përvjetor të tillë na kujtojnë sakrificën e të kaluarës dhe japin forcë për të ardhmen. E sipas tij, mesazhi kryesor që duhet të përçohet është bashkimi dhe unifikimi i gjithë qytetarëve. “Bëmë homazhe dhe nderime pranë gjithë dëshmorëve duke filluar nga dy prijësit e kësaj beteje Agim Ramadani dhe Sali Çeku. Bëmë nderime pranë secilit varrë. Kjo ditë kujton shumë dhimbje, vuajtje, sakrificë. Kjo ditë kujton se sa e gjatë dhe vështirë me ardh rruga për me ardh këtu. Njëjtën kohë të jep kurajo, forcë dhe mesazh të qartë se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Hajredin Kuçit: Gati për gjykim në fillim të vitit 2026

Mbrojtja e Hajredin Kuçit ka bërë të ditur se është e gatshme për gjykim në …