Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar se janë të mjerë ata që mundohen ta injorojnë kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e lavdishme të Koshares. Ai ka shkruar mçë tutje se janë të mjerë te gjithe ata qe mendojne se lavdia e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves mund te zbehet duke mos e permendur emrin e saj as ne pervjetoret e betejave titanike te ushtareve te saj. UÇK s’ka nevoje per ne te gjallet per t’u lartesuar se ate e ka lartesuar sakrifica e atyre qe dhane jeten nen emblemen e saj. Nuk mund ta nençmojne kalimtaret ate qe e ka lartesuar historia. Por, turpi eshte i atyre qe duke e injoruar UÇK-ne tentojne ta rishkruajne historine e lirise sone.
#LiriaKaEmër #UÇK, ka shkruar mes tjerash, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
