Arbërie Nagavci: Në fund të javës do të analizohet gjendja për të vendoset se si do të vazhdojë procesi mësimor

Arbërie Nagavci: Në fund të javës do të analizohet gjendja për të vendoset se si do të vazhdojë procesi mësimor

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se pas pushimit pranveror sot ka nisur procesi mësimor në të gjithë vendin, iu tha se përjashtim bënë një shkollë në një fshat të Mitrovicës e që mësimi do të nis nesër. Ajo bëri të ditur se për ciklet e ulëta mësimi është duke u zhvilluar me prezencë fizike në shkolla, ndërsa nivelet tjera online. Nagavci tha se në fund të javës do të analizohet gjendja ku edhe do të vendoset se si do të vazhdojë procesi mësimor. E para e arsimit tha se MAShTI ka ndërmarrë të gjitha masave sa i përket pajisjeve teknologjike që nxënësit të mbajnë mësimin online. Sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve ajo tha se kjo çështje po trajtohet me prioritet.

Kontrolloni gjithashtu

Sot nga ora 12:00 deri në orën 20.00 në Kuvendin e Kosovës janë bërë homazhe para arkivolit të Adem Demaçit

Behxhet Shala: Vizita e udhëheqësve të VV-së te varri i Demaçit, shkelje e rëndë morale

Analisti dhe veprimtari i njohur, Behxhet Sh. Shala – Bajgora, ka reaguar me tone të …